Bojaxhiu, edhe zyrtarisht kandidat për Tiranën
29/04/2015
Kandidati Gjergj Bojaxhi dorëzoi sot në mesditë në KQZ, 12.700 firmat e mbledhura nga qytetarët e Tiranës, të cilët ishin në mbështetje të kandidimit të tij.
Bojaxhiu prej disa ditësh angazhoi një staf të rinjsh në disa pika të kryeqytetit, duke ftuar qytetarët të firmosnin kandidimin e tij.
Sipas ligjit, Gjergj Bojaxhiu duhet të mblidhte mbi 6 mijë firma, ndërkohë që sot ai dorëzoi mbi dyfishin e tyre pranë KQZ-së.
Që pas publikimit të këtij vendimi, Bojaxhiu ndërmori një betejë për të bërë të mundur regjistrimin e tij pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Bashkë me stafin e tij, ai arriti të afronte 12.700 qytetarë, të cilit janë pro kandidimit të tij për Tiranën në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. /shekulli/


