Boja në Al-Jazeera: Shtetet arabe ta njohin Kosovën
25/09/2008
I ftuar në njërin prej emisioneve qendrore të televizionit "Al-Jazeera", Boja ka thënë se shtetet arabe nuk duhet të bien pre e propagandës serbe e ruse dhe se duhet të marrin vendimin për njohjen.
"Serbia duhet të heq përfundimisht dorë nga Kosova dhe ta lë të qetë rrjedhën e saj. Ajo duhet të turpërohet për atë që ka bërë kundër popullit shqiptar të Kosovës për më shumë së 100 vite, duke dëbuar, vrarë, dhunuar e masakruar qytetarët e saj", ka thënë Boja.
Ai u ka bërë thirrje bizneseve arabe që të investojnë në Kosovë. /ktv/


