Please enter at least 3 characters.

Blero dhe Teuta konfirmojnë ndarjen (Foto)

2016/01/blero-dhe-teuta-konfirmojn-euml-ndarjen-foto_hd.jpg

Deklarata e cila thuhet të jetë e përbashkët është publikuar nga këngëtari Blerim Muharremi në llogarinë e tij personale në Facebook.

Pas shumë spekulimeve të cilat u nxitën edhe pas lansimit të këngës “N.U.N” që asocion me fjalinë “Ne u ndamë”, janë vet protagonistët e kësaj sage të gjatë të spekulimeve që i kanë dhënë fund fjalëve, transmeton Telegrafi. 

Në deklaratën e bërë publike thuhet se aktori dhe këngëtarja janë ndarë, por se kjo nuk pengon respektin e ndërsjelltë që kanë.

Duke kërkuar respektimin e privatësisë nga mediat, në këtë deklaratë konfirmohet se vajza do të jetojë me nënën, Teutën.

Më poshtë deklarata e Bleros dhe Teutës e postuar nga këngëtari: