Please enter at least 3 characters.

BlackBerry humb miliarda, prezanton marrëveshjen me Foxconn

2016/01/blackberry-humb-miliarda-prezanton-marr-euml-veshjen-me-foxconn_hd.jpg

Duke përfshirë zhvlerësimin masiv të kompanisë, humbjet për tremujorin e tretë të vitit për kompaninë BlackBerry arritën në 4.4 miliardë, ose - 8,37 dollarë për aksion.

Kompania deklaroi se ka arritur të shesë vetëm 1.9 milionë telefona të mençur gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, një rënie kjo nga 6.9 milionë njësi sa kishte shitur në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Megjithatë, në tentimin e saj për tu rikuperuar, BlackBerry njoftoi gjithashtu se ka arritur një marrëveshje të re pesë-vjeçare me kompaninë Foxconn, me të cilën do të shohin mundësi të zhvillimit të modeleve të reja të telefonave të mençur të cilët do të kenë kosto më të ulët, për ta plotësuar këtë segment të tregut, i cili është ende tejet i rëndësishëm në industrinë mobile. / Telegrafi /