Please enter at least 3 characters.

"Black Panther" triumfon në "Screen Actors Guild Awards"

2019/01/GettyImages-1125589825.jpg
357:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 27: (L-R) Angela Basset, Lupita Nyong'o and Danai Gurira, Winners of Outstanding Performance by a Cast in a Motion Picture for "Black Panther," pose in the press room at the 25th annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 27, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Sarah Morris/Getty Images)
12:"Getty Images

Filmi rreth super heroit "Black Panther" ka fituar çmimin kryesor në "Screen Actors Guild Awards" (SAGs).

Ai ka fituar në kategorinë e filmit më të mirë të xhiruar ndërsa i pyetur nëse filmi kishte ndryshuar industrinë kinematografike, aktori kryesor Chadwick Boseman befasoi të gjithë me përgjigjen.

"Përgjigja ime për këtë është ... të jesh i ri, i talentuar dhe i zi", tha artisti 41-vjeçar.

Kasta e aktorëve të filmit "Black Panther" (Photo by Sarah Morris/Getty Images)

Fituesi i vetëm britanik ishte Emily Blunt për shfaqjen në filmin "A Quiet Place", ku mori çmimin për aktoren më të mirë mbështetëse.

Rami Malek ka arritur suksesin e njëjtë si në Golden Globes, duke marrë çmimin e aktorit më të mirë duke luajtur rolin e Freddie Mercuryt në "Rhapsody Bohemian".

Mahershala Ali u nderua me çmimin më të mirë mbështetës të aktorit për pjesën në "Green Book", duke mundur Richard E Grant.

Black Panther gjithashtu fitoi performancën më të mirë të veprimit në këtë festival filmik. /Telegrafi/