Please enter at least 3 characters.

Bisedojnë për zbatimin e rendit dhe ligjit

2016/09/zvministrat.jpg

Në Maqedoni është mbajtur takimi tre palësh mes zëvendësministrave për Punë të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, atij të Kosovës, Nehat Mustafa dhe të Shqipërisë, Stefan Çipa.

Qëllimi i takimit është bashkëpunimi në mes tre vendeve me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për zbatimin e rendit dhe ligjit.

Është theksuar rëndësia e raporteve të mira fqinjësore dhe e bashkëpunimit në luftimin e krimit transnacional, shkëmbimi i informacioneve, në mënyrë që të bëhet luftë më efikase ndaj krimit të organizuar.

“Kriminelët nuk kanë përkatësi etnike as fetare, prandaj është shumë i rëndësishëm ky bashkëpunim mes të tri vendeve, që të arrijmë rezultate konkrete në zvogëlimin e mundësisë së krimineleve që të veprojnë lirshëm brenda territoreve tona”, tha Mustafa.

Rëndësinë e fqinjësisë dhe bashkëpunimit të mirë shprehën e dhe homologët e tij Nuhiu dhe Cipa.

Pas përfundimit të takimit, delegacioni tre palësh vizituan monumentet kulturo-historike, në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë.