Binjaket lindën duke u mbajtur për dore (Video)
12/05/2014
Historia e binjakeve, të cilat në bark të nënës kishin probleme shëndetësore, përfundoi me një lindje të suksesshme.
Fati deshi, që motrat të lënë pas problemet me frymëmarrje dhe të dalin nga barku nënës, duke u mbajtur për dore.
Për të gjithë stafin në sallën e maternitetit, në një spital në Ohio, ka qenë një moment emocionues, kur kanë parë Jullian dhe Jenna që po mbahen për dore.
Sipas Associated Press, binjaket identike janë duke marrë veten shumë mire dhe se së shpejti do të lirohen nga spitali./Telegrafi/


