Please enter at least 3 characters.

Bildt: Armiqtë e Tadicit janë ekstremistët serbë

2016/01/f.1109195012822_m.jpg

“Kjo është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës”, tha Bildt, në konferencën për gazetarë në Beograd, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic.

Bild e ka uruar Serbinë për notat pozitive në raportin e Komisionit Evropian dhe ka vlerësuar se kjo është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Serbisë.

Ndërkohë “Danas” duke e përshkruar shefin e diplomacisë suedeze si mik të mirë të presidentit serb, Boris Tadic, shkruan se Bildt a thënë se “aktualisht armiqtë më të mëdhenj të Tadicit janë ekstremistët serbë të cilët kontrollojnë pjesën veriore të Kosovës”. /Telegrafi/