Big Basta këngë për kombëtaren kuqezi
18/11/2010
“Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, por jo vetëm për ta pasi që flitet për një ‘çështje’ që na bashkon të gjithëve siç është kombëtarja e futbollit. Gjithmonë më ka joshur futbolli, dhe të isha pjesë e një projekti të tillë, ishte më tepër si ëndërr”, ka pohuar Big Basta për mediat shqiptare.
Ai gjatë këtij prononcimi ka thënë se është tifoz i flaktë i kombëtares.
“Jam shqiptar kuq e zi, për më tepër kam edhe mjaft miq të mirë që luajnë në kombëtare, prandaj kjo lidhje është edhe më e ngushtë”, ka shtuar Basta. /Telegrafi/


