Biel dhe Justin ‘të dashuruar’ përmes telefonit
05/06/2009
Aktorja dhe këngëtari, të cilët janë në lidhje që nga viti 2007, pasi janë njoftuar nga një mik i përbashkët, kanë harxhuar me orë të tëra në telefon, para se të dilnin në takimin e parë.
“Vërtet nuk dua të flas shumë për këtë. U njoftuam përmes një shoku të përbashkët, por kemi kaluar shumë kohë në biseda telefonike, para se të dilnim, me qëllim që të njihnim njëri-tjetrin në atë mënyrë”, ka thënë aktorja.
Jessica së fundi ka thënë se ajo nuk ngutet të martohet në një të ardhme të afërt, pasi dëshiron të përqendrohet në karrierë.


