Please enter at least 3 characters.

Biden merr masa kundër dhunës ndaj aziatikëve në SHBA

2021/03/356fd1214380df825c6fabd18383386f-e1615534551907.jpg
233:"US President Joe Biden speaks on the anniversary of the start of the Covid-19 pandemic, in the East Room of the White House in Washington, DC on March 11, 2021. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Administrata amerikane e presidentit, Joe Biden ka nxjerr një sërë masash të reja që i përgjigjen dhunës në rritje anti-aziatike, duke përfshirë vendosjen e 49.5 milionë dollarë në fondin e ndihmës COVID-19 për programet e komunitetit amerikan që ndihmojnë viktimat.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë në një deklaratë se Departamenti i Drejtësisë po përqendrohet gjithashtu në një numër në rritje të krimeve të urrejtjes që synojnë aziatiko-amerikanët, raporton reuters.

"Ne nuk mund të heshtim përpara rritjes së dhunës kundër aziatiko-amerikanëve", shkroi Biden në Twitter. "Këto sulme janë të gabuara, jo-amerikane dhe duhet të ndalen", shtoi ai.

Masat vijnë pas të shtënave në Atlanta në fillim të këtij muaji, ku mbetën të vdekur tetë persona, gjashtë prej tyre gra aziatiko-amerikane.

Departamenti i Drejtësisë po planifikon gjithashtu masa të reja për të zbatuar ligjet e krimit të urrejtjes dhe për të raportuar të dhëna mbi krimet racore. /Telegrafi/