Please enter at least 3 characters.

Biden do të vizitojë Poloninë javën e ardhshme, por nuk do të hyjë në Ukrainë

2022/03/4-26.jpg
275:"FILE - President Joe Biden speaks Monday, March 21, 2022, in Washington. Biden's trip to Europe comes at a critical moment for the war in Ukraine, which could become a bloody stalemate as Russia pummels cities with air strikes and artillery. (AP Photo/Patrick Semansky, File)
2:"AP

Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Poloninë javën e ardhshme – 1 vit pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës - por nuk do të kalojë në Ukrainën e afërt.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se presidenti amerikan do shkojë në Varshavë, Poloni, ku vitin e kaluar ai mbajti një fjalim në Kështjellën Mbretërore të qytetit në mbështetje të përpjekjeve të mbrojtjes së Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Jean-Pierre shtoi se presidenti do të takohet me banorët e vendit dhe udhëheqësit e vendeve të krahut lindor të NATO-s.

Ajo shtoi se ky takim do të përdoret për të “riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e aleancës”. /Telegrafi/