Please enter at least 3 characters.

BIBL-i e do Pejën e kategorisë së dytë

2016/01/bibl-i-e-do-pej-euml-n-e-kategoris-euml-s-euml-dyt-euml_hd.jpg

Shay Shtriks të hënën ishte në Prizren, ku u negociua dhe u konfirmua pjesëmarrja e Bashkimit në këtë garë.

Shtriks ka insistuar se BIBL-it nuk i pengon që Peja nuk është pjesë e elitës së basketbollit kosovar. Thotë se i mjafton të ketë ekip konkurrent. Për më tepër, shtoi se BIBL-i edhe më herët ka pasur skuadër që nuk ishte në elitën e shtetit prej nga vinte.

Ai ka shtuar se BIBL-i deri më tash ka mbetur i kënaqur me pjesëmarrjen e Pejës si për nga ana organizative ashtu edhe për nga ajo garuese. Peja në edicionin e fundit arriti deri në gjysmëfinale të Ligës Ballanike dhe për më tepër edhe rregulloret e kësaj gare ia mundësojnë pjesëmarrjen.

Kampione e kësaj lige është Sigal Prishtina, por kjo skuadër ende nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm: në BIBL apo në EuroCup. Për këtë do të vendosë deri më 17 korrik. /koha.net/