Beyonce për pak sa nuk u rrëzua në ‘Super Bowl’ (Foto/Video)
08/02/2016
Performanca e Beyonce nuk ka mundur të mungojë në ‘Super Bowl’.
Diva e muzikës pop bëri një paraqitje të shkëlqyer së bashku me Bruno Mars dhe “Coldplay”.
Mirëpo, gjatë paraqitjes së saj energjetike, në një moment ajo për pak sa nuk u rrëzua.
Megjithatë, reagimi ishte si prej një atleteje dhe Beyonce shpejt e ktheu baraspeshën. /Telegrafi/


