Beyonce do të bëjë një pauzë
08/05/2009
Këngëtarja/aktorja, e cila është e martuar me reperin Jay-Z, është e gatshme që të heqë dorë nga puna për një kohë, me qëllim që t’i përkushtohet jetës së saj private.
“Prioritetet e mia po ndryshojnë dalëngadalë. Kështu që, pas këtij turneu ndoshta do të ndjej lodhje dhe do të bëj dy vite pushim. Kam punuar shumë dhe e meritoj pushimin”, ka thënë Beyonce.


