Besa ia tregon forcën Hajvalisë
Pejanët kanë shënuar fitore të madhe 3-1, duke bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit.
Golat në këtë sfidë për Besën i shënuan, Dukagjin Gashi në minutën e tretë nga gjuajtja e lirë, Semir Zeneli autogol si dhe Mark Milicaj në pjesën e dytë.
Ndërkohë golin e vetëm për Hajvalin e Ismet Munishit e shënoi Fillim Guraziu.
Hajvalia në pesë ndeshjet e para në pranverë ka shënuar dy fitore dhe ka pësuar tri humbje duke treguar kështu se nuk janë serioz për titull ashtu siç shpreheshin lojtarët dhe stafi i tyre.
Ndeshje tjetër interesante u zhvillua edhe në Gjilan, ku Drita dhe Prishtina luajtën baras 1-1.
Prishtinasit kaluan në epërsi nëpërmjet Durim Gashit në pjesën e dytë, por veterani i Dritës, Ismet Ramushi tregoi se ende ka shumë për t’i dhënë futbollit duke barazuar shifrat në minutat e fundit të ndeshjes.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Kosova e Vushtrrisë që mposhti si mysafir Ferizajn 0-1 falë golit të talentit Milot Rashica.
Ndërkohë fitore të madhe ka regjistruar edhe Istogu që mposhti Trepçën ’89, me rezultat minimal 1-0 falë golit të Granit Arifajt. /Telegrafi/
Rezultatet e javës së 21-të:
Drita – Prishtina 1-1
Hajvalia – Besa 1-3
Istogu – Trepça ’89 1-0
Ferizaj – Kosova Vushtrrisë 0-1
Drenica – Ferronikeli 0-0
Trepça – Vëllaznimi 1-2


