Berry në një rol të ri filmik
17/02/2009
Sipas “Variety”, ylli i filmit “X-Men” do ta luajë rolin kryesor në filmin e bazuar në ngjarje të vërtetë, për jetën e vjedhëses së thesareve, Doris Payne.
Producentë të filmit janë partnerët Justin Berfield dhe Jason Felts, ndërsa skenarin e ka shkruar Eunetta Boone. Filmi pritet të jetë i gatshëm në vitin e ardhshëm.


