Please enter at least 3 characters.

Berisha, Veselit: Shkojmë burrë në zgjedhje - Veseli: Veç voto ti

2017/09/Kadri-Veseli.gif

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pasur një debat me deputetin e Nismës, Zafir Berishën.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli theksoi se nuk do të tolerojë që individë të caktuar të përcaktojnë fatin e Kuvendit të Kosovës.

Por për këtë ka pasur reagimin e deputetit të Nismës, Zafir Berisha i cili theksoi "Shkojmë në zgjedhje burrë?!”.

Për këtë iu kundërpërgjigj kryeparlamentari Veseli, duke i kërkuar të votojë.

"Zafir veç voto ti, katër vota i duhen veç opozitës, po ta them publikisht ti edhe nja dy a tre i keni atje në bife”.

"Po të tregoj publikisht ti edhe dy apo tre i ke atje, por po frikësohem se më së shumti frikësohen ata me shkuar në zgjedhje, bashkë me opozitën, kjo është ajo që nuk ndodhë se me pas burrni po...", u shpreh Veseli.

Foto: Arkiv