Berisha shënon super gol dhe përjashtohet nga ndeshja (Video)
02/04/2016
Besart Berisha ka vazhduar shënimin e golave në Australi.
Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij Melbourne Victory në udhëtim tek Wellington.
Melbourne triumfoi me rezultat të thellë 4-1, ndërsa serinë e golave e hapi pikërisht prishtinasi në minutën e tetë duke shënuar me thembër.
Por në minutën e 35-të, Berisha u përjashtua nga ndeshja pasi goditi kundërshtarin dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë.
Pas kësaj fitore, Melbourne u afrua në gjashtë pikë ndaj skuadrës kryesuese Adelaide United, ndërsa me këtë gol të sotëm, Berisha shkoi në koutën e 17 golave. /Telegrafi/


