Please enter at least 3 characters.

Berisha: Rama vet bllokon dhe vet bërtet

2016/01/f.0227192328734_m.jpg

“Reforma parlamentare është e bllokuar, sepse Edi Rama vetë i bllokon dhe vetë bërtet, pasi ka dale jashtë Kushtetutës, jashtë rregullores së Parlamentit Evropian, jashtë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ai bllokon reformat se ka frikë se mos marrim statusin”, ka deklaruar Berisha, ndërsa citon Top-Channel.

Më pas, ai ka theksuar se Rama është i vetmi politikan në Ballkan dhe Evropë që bllokon reformat e integrimit të vendit, që kërkon kapital politik mbi bllokimin dhe fatkeqësitë natyrore.

Sipas kryeministrit, thënia e Konicës: “Zot, ruaje Shqipërinë nga shqiptarët”, nuk e ka pasur fjalën për popullin, “por nga këta individë”.

Ndërkohë, ndaj deklaratave të Berishës menjëherë ka reaguar, kreu socialist.

“Kryeministri sulmon PS-në sepse s’ka çfarë të tregojë për papunësinë e korrupsionin deri në thonj. Zgjedhjet e ardhshme do jenë nisja për një Rilindje Shqiptare”, ka shkruar Rama në Twitter. /Telegrafi/