Please enter at least 3 characters.

Berisha: Me Plisat e mposhtim Rilskin

2016/01/berisha-me-plisat-e-mposhtim-rilskin_hd.jpg

Sigal Prishtina siguroi plasmanin në finale të Ligës Ballkanike kur e eliminoi mbrëmë Kozuvin në gjysmëfinale, ndërsa Dardani ishte një ndër më meritorët për këtë arritje.

“Kjo ishte një fitore shumë me rëndësi, ndërsa ndeshja ka qenë shumë e rëndë nga aspekti fizik”, tha fillimisht Dardani për Telegrafin.

Ai më tej ka folur për ndeshjet finale që do t’i zhvillojnë me 21 dhe 29 prill kundër Rilskit të Bullgarisë, teksa ka shtuar se kanë nevojë për përkrahjen e Plisave për të triumfuar.

“Si çdo finale tjetër, pres një lojë shumë të vështirë. Rilksi ka skuadër shumë cilësore, pasi që disa herë kanë shkuar në finale të Ligës Ballkanike. Mirëpo, unë besoj se do t’i mposhtim me përkrahjen e Plisave, që është përparësi e madhe për ne”, ka shtuar Berisha. /Telegrafi/