Please enter at least 3 characters.

Berisha i lumtur me rikthimin në Përfaqësuese

2016/01/berisha-i-lumtur-me-rikthimin-n-euml-p-euml-rfaq-euml-suese_hd.jpg

“Kur kthehesh në Kosovë është ndjenjë e mirë e aq më shumë kur je pjesë e Përfaqësuese”, deklaroi Berisha, i cili foli edhe për lojtarët që i ka gjetur në Përfaqësuesen e Kosovës. “Disa lojtarë i kam njohur më herët. Edhe të rinj që nuk i kam njohur më parë, tash po i njoh dhe janë shumë djem të mirë që sillën mirë”, vazhdoi Berisha, raporton Tribuna.

Ai do të ketë mundësi të luajë në stadiumin e Prishtinës, prej nga kaloi në futbollin suedez. “Është një ndjenjë e veçantë të kthehesh në Prishtinë, kur dihet se prej këtyre fushave kam dal në Suedi. Sa i përket ndeshjes, ky është momenti i duhur të sjellim fitoren e parë. Shpresoj që të gjithë ta japim maksimumin”, përfundoi mbrojtësi 22-vjeçar. /Telegrafi/