Please enter at least 3 characters.

Berisha: I lejuam shumë Kosovës, qasja e ndeshjes ishte e gabuar

2018/05/Etrit-Berisha-e1527667284721.jpg
215:"DECINES-CHARPIEU, FRANCE - JUNE 18: In this handout image provided by UEFA, Etrit Berisha of Albania attends a press conference on June 18, 2016 in Decines-Charpieu, France. (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)
7:"Handout

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, kritikoi ashpër djemtë kuqezi për qasjen që patën ndaj ndeshjes miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës, që Shqipëria e humbi 3-0.

Portieri tha se nga kjo humbje duhet marrë mësim dhe paraqitje e tillë e dobët nuk duhet lejuar as në miqësore.

"Qasja në ndeshje ishte e gabuar. I lejuam shumë Kosovës. Mënyra se si luajtëm, me dy mesfushorët e krahut që ishin jashtë loje, ishte e gabuar".

"Edhe pse miqësore, duhet të luanim më të përqendruar dhe të luftonim më shumë".

"Duhet të na bëhet mësim kjo paraqitje për ndeshjet e ardhshme", deklaroi Berisha.

Golat për Kosovën i shënuan Edon Zhegrova dhe tjerët u shënuan nga Arbër Zeneli. /TopChannel/