Please enter at least 3 characters.

Benzema nuk paraqitet në gjykatë për rastin e Valbuenas, rrezikon deri në pesë vite burg

2021/10/valbuena.jpg

Gjykimi për rastin e një videoje xhirimi me skena seksuale që u përdorë për shantazh ndaj Mathieu Valbuenas, ku përfshihet edhe Karim Benzema ka vazhduar të enjten.

Benzema nuk ka qenë i pranishëm në gjyq për "arsye profesionale" - siç thuhet nga ekipi i tij ligjor - por mund të dënohet me pesë vjet burg nëse shpallet fajtor.

Në episodin e fundit të seancës, një nga të pandehurit Mustapha Zouaoui, ka mohuar të ketë kërkuar ndonjëherë para nga Valbuena.

Valbuena para fillimit të gjyqit

Zouaoui dhe i pandehuri tjetër Axel Angot akuzohen se po përpiqeshin ta shantazhonin Valbuenan - atëherë lojtar i Kombëtares së Francës - duke ia bërë publike një kasetë seksi që gjetën në telefonin e tij.

"Sinqerisht më vjen keq. Nuk është mirë ajo që bëra. Ti nuk e meriton të jesh këtu", ishin fjalët e thënë nga Zouaoui ndaj Valbuenës.

Mustapha Zouaoui, një mik i Karim Benzema në gjyq

Avokatët e Benzemas këmbëngulin se sulmuesi i Real Madridit është i pafajshëm.

"Ky rast ka pasur pasoja të mëdha që nga dita e parë. Klienti im është shprehur gjithmonë i pafajshëm”.

"Ai nuk ishte përfshirë drejtpërdrejt në asnjë nga diskutimet. Pozicioni i tij si i pandehur është i pashpjegueshëm", ka thënë avokati Antoine Vey që mbron Benzeman. /Telegrafi/