Please enter at least 3 characters.

Benzema: Nuk i meritoj kritikat

2016/01/f.0320180009953_m.jpg

Hera e fundit kur Benzema shënoi ishte kundër Estonisë, kur Les Bleus fituan me rezultat 4-0, dhe në 10 ndeshjet e fundit me kombëtaren, ai nuk ka arritur ta gjejë portën.

“Më pengon shumë që njerëzit e drejtojnë gishtin kah unë për shkak që nuk po shënoj gola. Ata si duket nuk e vërejnë kontributin tim që e jap për ekipin në mënyrat tjera”.

“Unë krijoj hapësira për bashkëlojtarët e mi dhe dhuroi asistime. Kjo si duket nuk po vërehet fare”.

“Po e kuptoj që njerëzit presin shumë nga unë, ndërsa unë gjithmonë e jap maksimumin. Sidoqoftë, nuk mund t’i bëj të gjitha vetë”, ka thënë Benzema. /Telegrafi/