Please enter at least 3 characters.

Belgjika barazon rekordin e Francës dhe Italisë, dhjetë lojtarë të ndryshëm shënuan në 'Rusia 2018'

2018/07/Belgjika-2-1.jpg
321:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JULY 14: Belgium players pose for a photo after recieving their third place medals during the 2018 FIFA World Cup Russia 3rd Place Playoff match between Belgium and England at Saint Petersburg Stadium on July 14, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Belgjikës ka barazuar një rekord të madh në ndeshjen e fituar ndaj Anglisë.

Belgët kanë fituar ndaj Anglisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës 'Rusia 2018'.

Golat në këtë fitore u shënuan nga mbrojtësi Thomas Meunier dhe ylli i kombëtares, Eden Hazard.

Megjithatë, goli i parë i shënuar nga Meunier ka hyrë në histori të Kampionateve Botërore, pasi ka barazuar një rekord të madh.

Meunier duke festuar golin e tij (Getty Images)

Meunier është bërë lojtari i dhjetë i Belgjikës që arrin të shënojë në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Ky gol nga mbrojtësi i Paris Saint-Germain ka bërë që të barazohet rekordi i Francës i vendosur më 1982 dhe ai i Italisë më 2006.

Belgjika ka shënuar gola me 10 futbollistë në Rusi (Getty Images)

Tjerë golashënues për Belgjikën në Rusi ishin edhe sulmuesi Romelu Lukaku që shënoi katër gola dhe Eden Hazard me tri gola.

Futbollistët që shënuan nga një gol janë: Michy Batshuayi, Nacer Chadli, Kevin de Bruyne, Adnan Januzaj, Marouane Fellaini, Dries Mertens dhe Jan Vertongen. /Telegrafi/