Please enter at least 3 characters.

Behrami reagon ndaj raportimeve se do luajë për Kosovën

2016/08/behas-1.jpg

Valon Behrami, mesfushori shqiptar i Zvicrës, ka lënë të hapur mundësinë për të përfaqësuar Kosovën.

Mesfushori i Watford ka thënë se shumë shpejtë do të qartësojë të ardhmen e tij.

“Fatkeqësisht kam lexuar shumë lajme të pavërteta rreth të ardhmes time në Kombëtare. Shumë shpejtë do ta bëjë të qartë”, ka shkruar Behrami në Twitter.

Behrami e ka shprehur disa herë më parë se nuk do ta ndërrojë përfaqësuesen e Zvicrës për atë të Kosovës. Ai është zëvendëskapiten në skuadrën përfaqësuese të helvetëve.

Sot gjatë ditës u konfirmua se Milot Rashica e Alban Meha kanë vendosur t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/