Please enter at least 3 characters.

Befason Trumpi: Uron Clintonin për shërim të shpejt

2016/08/GTY_donald_trump_hillary_clinton_sk_150619_16x9_992-1.jpg

Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka premtuar se do të jep detajet rreth shëndetit të tij, pasi rivalja e tij demokrate Hillary Clinton u diagnostikua me pneumoni.

Trump tha se shëndeti ishte bërë tashmë një problem në fushatën zgjedhore, raporton BBC.

Clinton u sëmurë të dielën në ceremoninë përkujtimore të viktimave të 11 shtator të vitit 2011, me ç‘rast edhe anuloi udhëtimin për në Kaiforni ku do zhvillonte fushatë, transmeton KosovaPress.

Trump i uroi Clintonit shërim sa më të shpejt, duke thënë se do t’i nxjerr rezultatet e ekzaminimit mjekësor të cilin e bëri gjatë javës së kaluar.