Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha publikon klipin e “That’s how you know” (Video)

2016/01/bebes.jpg

Pas bashkëpunimit tejet të suksesshëm “Hey Mama” me David Guetta, Nicki Minaj dhe Afrojack, kantautorja me prejardhje nga Dibra, Bebe Rexha e ka realizuar këngën e radhës sërish në bashkëpunim.

“That’s how you know”, titullohet kënga më e re, e cila është në bashkëpunim me Kid Ink dhe këngëtarët Nico & Vinz”, ndërsa së fundi është publikuar edhe videoklipi i saj.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se më nuk do të shkruajë këngë për të tjerët, por vetëm për vete.

Ju kujtojmë se ajo e kishte shkruar hitin e Rihannas dhe reperit Eminem “The Monster”, si dhe këtë të fundit “Hey Mama” me Guettan dhe Minajn.