BE-ja e shqetësuar për raketat ruse në Abkhazi
Ajo i bëri këto komete pas bërjes publike të lajmit se Moska ka vendosur sistem raketash në rajonin kryengritës Abkhazi, në Gjeorgji.
Ashton tha se Bashkimi Evropian është i shqetësuar me vendimin e Rusisë që të vendosë sistem raketor kundër-ajror në Abkhazi, pa pëlqimin e qeverisë së Gjeorgjisë.
Ajo tha po ashtu se vendosja e raketave është në kundërshtim me marrëveshjen gjashtë pikëshe për armëpushim, të vitit 2008, dhe rrezikon rritjen e mëtejshme të tensioneve në rajon.
Në vitin 2008, Rusia e Gjeorgjia zhvilluan një luftë të shkurtër, pas përpjekjes së Tbilisit për kthimin e Osetisë Jugore nën juridiksionin e vet.
Osetia Jugore dhe Abkhazia janë dy krahina gjeorgjiane, të cilat pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, të nxitura nga Rusia, kërkojnë shkëputjen nga Gjeorgjia. /Telegrafi/


