Please enter at least 3 characters.

BE-ja e gatshme të lëvizë pothuajse të gjitha eksportet e grurit të Ukrainës

2023/07/lcimg-4b206110-fca4-41cd-b09c-c0608375c1f5.jpeg

Bashkimi Evropian është gati të eksportojë pothuajse të gjitha mallrat bujqësore të ukrainasve përmes korsive të solidaritetit, ka thënë komisioneri për bujqësinë e bllokut.

"Ne jemi gati të eksportojmë pothuajse gjithçka. Kjo është rreth 4 milionë ton në muaj fara vajore dhe drithëra dhe ne e arritëm këtë vëllim në nëntor të vitit të kaluar", tha Janusz Wojciechowski.

Para se Rusia të tërhiqej nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, 60 për qind e eksporteve të Ukrainës transportoheshin përmes korsive të solidaritetit, ndërsa 40 për qind kalonin përmes Detit të Zi.

Korsitë e solidaritetit lejojnë që mallrat të transportohen me maune përmes hekurudhave, rrugëve ose rrugëve ujore të brendshme të BE-së, raporton skynews.

Theksojmë se Rusia ka ndërprerë marrëveshjen e transportimit të grurit ukrainas, të cilën e kishte ndërmjetësuar Turqia dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/