Please enter at least 3 characters.

BE, 71 milionë euro për bujqësinë shqiptare

2016/01/be-71-milion-euml-euro-p-euml-r-bujq-euml-sin-euml-shqiptare_hd.jpg

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DG-Agri), Xhersi Pleva, firmosën të enjten në Bruksel marrëveshjen sektoriale për mbështetjen e bujqësisë shqiptare.

Burime nga dikasteri i Bujqësisë bëjnë të ditur se ky është granti me vlerën më të madhe të alokuar nga Bashkimi Evropian për asistencën dhe mbështetjen e fermerëve dhe biznesit në zonat rurale.

Kjo marrëveshje pason mbështetjen e vazhdueshme që BE-ja ka akorduar në vite përmes projekteve IPA dhe IPARD për bujqësinë shqiptare, duke shërbyer si një katalizator dhe mbështetje e drejtpërdrejtë në sistemin e financimit rural shqiptar, për prodhuesit dhe ekonominë fermere. /Telegrafi/