BDI shpall listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash
Kryesia qendrore e BDI-së në mbledhjen e sotme të mbajtur në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, i konfirmoi kandidatët e saj për kryetarë komunash në komunat ku ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Zgjedhjet e 15 tetorit janë shumë të rëndësishme sepse qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre të cilët më pas duhet të gjejnë zgjidhje për nevojat e tyre të përditshme.", thuhet në deklaratën e BDI-së.
Zëshënësi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi i kumtoi emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga rradhët e tyre: në Likovë - Erhan Arifi, në Haraçinë - Isuf Bislimi, në Çair - Visar Ganiu, Shuto Orizarë - Xhelal Çajani, Studeniçan - Femi Jonuzi, Saraj - Blerim Bexheti, Zhelinë - Fatmir Izairi, Tearcë - Isen Asani, Tetovë - Teuta Arifi, Bogovinë - Berzat Bejtullahu, Vrapçisht - Gajur Rushiti, Gostivar - Nevzat Bejta, Dibër - Ruzhdi Lata, Kërçovë - Fatmir Dehari, Pllasnicë - Ismail Jaovski, Dollnen - Xhemail Qamili dhe në komunën e Strugës do të garojë Ramiz Merko.
Për komunën e Bërvenicës, BDI nuk do të garojë me kandidat nga rradhët e saj, por do të mbështesë kryetarin aktual, kandidatin e pavarur, Enver Pajaziti. Për komunat Manastir, Ohër dhe Gazi Babë, BDI do të marrë pjesë me lista të përbashkëta për këshilltarë komunal me partitë tjera shqiptare./Telegrafi/


