Please enter at least 3 characters.

Bayerni përmbys Mainzin

2016/01/bayerni-p-euml-rmbys-mainzin_hd.jpg

Në mbyllje të pjesës së parë ndodhi befasia, pasi ekipi mysafir kaloi në epërsi me golin e Shawn Parker (44’).

Mirëpo, bavarezët mezi pritën fillimin e gjysmës së dytë për ta përmbysur rezultatin. I porsainkuadruari në lojë, Mario Gotze, i krijoi shans Arjen Robbenit, i cili pati kohën e mjaftueshme për ta barazuar rezultatin (50’).

Menjëherë pas, holandezi pranoi sërish një top nga Gotze dhe asistoi te Thomas Muller, gjermani i gëzoi tifozët në stadium (52’).

Mesfushori Gotze vazhdoi të ishte mahnitës duke asistuar te Mario Mandzukici që shënoi golin e tretë të vendasve (69’).

Thomas Muller shënoi golin e dytë personal nga penaltia (82’), të cilën e nxori Bastian Schweinsteiger.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi e ka mposhtur Hannoverin me golin e Marco Reus nga penaltia (4’).

Kampioni Bayern Munich kryeson Bundesligan me një pikë më shumë se nënkampioni BVB. /Telegrafi/