Please enter at least 3 characters.

Bayerni favorit për shërbimet e Contes

2019/04/AntonioContetr-2.jpg
259:"LONDON, ENGLAND - MAY 19: Antonio Conte of Chelsea gives out instructions to his players during the Emirates FA Cup Final between Chelsea and Manchester United at Wembley Stadium on May 19, 2018 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munichu është klubi favorit për ta angazhuar Antonio Conten në postin e trajnerit - bën të ditur Corriere dello Sport.

Strategu italian është pa punë prej se u largua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar dhe dëshiron t'i kthehet sa më shpejt punës.

Në ndërkohë, bavarezët nuk janë të kënaqur me shërbimet e trajnerit aktual, Niko Kovac.

Antonio Conte (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Kroati ka dështuar që t'i arrijë pritshmëritë e klubit në sezonin e tij të parë si trajner i kampionit gjerman, prandaj pritet zëvendësimi i tij gjatë verës.

Para se të merrte drejtimin e Chelseat, Conte pati një periudhë suksesi me Juventusin, si edhe e drejtoi përfaqësuesen e Italisë. /Telegrafi/