Please enter at least 3 characters.

Bayerni arrin marrëveshje me Neuer

2016/01/f.0512110402839_m.jpg

Gjiganti bavarez do të paguajë fillimisht 18 milionë euro për 25-vjeçarin me edhe 7 milionë euro të tjera shtesë, 3 milionë të garantuara dhe 4 milionë në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Schalke ka pranuar ofertën e Bayernit pas tre orësh negociata mes të dyja klubeve, derisa Neuer raportohet se do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare me klubin e ri.

Largimi i Neuer ka nxitur edhe spekulime të tjera se kush do ta zëvendësojë portierin, me atë të Ajaxit, Maarten Stekelenburg, që duket si një kandidat më i fuqishëm. /Telegrafi/