Please enter at least 3 characters.

Bavcic MVP i Play-Offit, Berisha i stinorit

2016/01/bavcic-mvp-i-play-offit-berisha-i-stinorit_hd.jpg

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Edin Bavcic, është përzgjedhur MVP i pjesës finale të Balkan League, sipas Eurobasket.com.

Bavcic shkëlqeu në Play-Off të BIBL, derisa Sigal Prishtina fitoi trofeun e parë ndërkombëtar.

Ndër çmimet tjera që ka dhënë kjo faqe, Dardan Berisha është zgjedhur lojtar i vitit si dhe lojtari më i mirë europian në BIBL.

Jordan Hulls është importi më i mirë i stinorit në BIBL, derisa Bavcic është zgjedhur edhe qendra më e mirë e stinorit.

Në pesëshen ideale të stinorit janë përzgjedhur: Aleksndar Kostoski (Kumanova), Dardan Berisha (Prishtina), Vukasin Mandic (Kumanova), Zarko Rakocevic (Rilski) dhe Edin Bavcic (Prishtina);

Sa i përket pesëshes së dytë të stinorit aty bën pjesë një lojtar i Prishtinës dhe një i Pejës: Jordan Hulls (Prishtina), Nikola Pavlicevic (Sutjeska), Travis Bureau (Craiova), Drilon Hajrizi (Peja) dhe Tony Gugino (Rilski).

Në mirënjohje për kontributin me lojë të mirë në BIBL, por që nuk kanë arritur të futen në dhjetëshen më të mirë të lojtarëve ka hyrë edhe Jozo Brkic i Pejës, pranë Nemanja Vranjes (Sutjeska), Vernon Taylor (Rilski), Sasa Arnautovic (Kumanova), Milivoje Bozovic (Craiova), Yordan Bozov (Rilski), Ivan Jelenic (Mornar) dhe Filip Sepa (Kozuv).