Please enter at least 3 characters.

Bastiset apartamenti i shefit të Audi-së si pjesë e hetimeve të VW-së

2018/06/rupert-stadler.jpg

Këtë të hëne prokurorët e Mynihut bastisën banesën private të shefit ekzekutiv të Audi-së, Rupert Stadler si pjesë e hetimeve për skandalin e emetimeve të naftës së Volkswagen-it.

Autoritetet thanë se po hetojnë 20 të dyshuar për mashtrim dhe reklamim të rremë në lidhje me motorët dizel të Audi-së.

Në nëntor të 2015-së, Audi ka pranuar se disa nga makinat e saja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të pajisura me softuer që i lejonin ato të tregonin emetime të më të ulëta, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësit e Volkswagen-it dhe Audi-së thonë se po bashkëpunojnë me autoritetet, por refuzuan të komentonin më tej. Prokurorët thanë se kërkimet janë pjesë e një "hetimi paraprak" dhe nuk nënkuptonin që ata tashmë kishin prova të mashtrimit.

Në një intervistë me Financial Times, Stadler e përshkroi skandalin e naftës si një krizë "e cila dëmtonte pak vetëbesimin në kompani".

Edhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishin ngritur aktakuzë për mashtrim ndaj Martin Winterkorn, ish-drejtor ekzekutiv i Volkswagenit pas skandalit të mashtrimit të emetimeve në veturat diesel të prodhuar nga kjo kompani. /Telegrafi/