Please enter at least 3 characters.

Bashkimi fitore bindëse ndaj të rinjve të Kersan Prishtinës

2018/02/18581650_811313779022612_7671516343883671071_n.jpg

Bashkimi ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së njëzet të Ip Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës Kerasan Prishtinës me rezultat 106-56

Për asnjë minutë portokallezinjtë nuk treguan dobësi kundrejt basketbollistëve të rinj të skuadrës prishtinase.

Në pjesën e parë, mysafirët krijuan epërsi prej njëzet pikëve, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 44:24.

Edhe në pjesën e dytë, të besuarit e zëvendës trajnerit Ilmen Bajrës shfaqen lojë të bukur dhe në shënuan fitore me rezultat të thellë prej 106-56.

Basketbollisti më efikas tek Arpagjik't ishte Vincent Zollo me 22 pikë ndërsa te prishtinasit u dallua Haliti me dhjetë.

Pas kësaj, Bashkimi mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 35 pikë ndërsa Kerasani renditet e fundit me 24 sosh. /Telegrafi/