Please enter at least 3 characters.

Bashkim Dedja kryetar i Gjykatës Kushtetuese

2016/01/bashkim-dedja-kryetar-i-gjykat-euml-s-kushtetuese_hd.jpg

Procesi i votimit të dekretit të Presidentit është kryesuar nga një komision i përbërë nga deputeti i PS-së, Armando Subashi, ai i PD-së, Arben Ristani dhe i LSI-së, Vangjel Tavo.

Sipas rendit alfabetik ata kanë thirrur me radhë deputetët, të cilët kane deklaruar votën e tyre, pro, kundër, ose abstenim. Në përfundim të votimit, kryetari i komisionit Armando Subashi ka deklaruar se Bashkim Dedja ka marrë 126 vota pro dhe asnjë kundër.

Bashkim Dedja nisi punën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në fund të majit 2010. Ai u dekretua nga ish presidenti Bamir Topi në krye të Gjykatës Kushtetuese në shtator 2010. /Telegrafi/