Barton shton peshë për rolin e modeles
18/03/2009
Ish-ylli i "O.C.", do të luajë rolin e supermodeles në pilot-episodin "A Beautiful Life".
Dhe derisa shumica e aktoreve kanë nevojë për të rënë në peshë me qëllim që të duken si princesha të pistave, producentët kanë kërkuar nga Mischa që ajo të plotësojë vijën e saj.
"Producentët janë shumë të bindur se caku i audiencës së tyre janë vajzat tinejxhere dhe është e rëndësishme të mos ju dërgohet një mesazh i gabuar. Mischa ka një pjesë për të cilën nuk duhet të humbë peshë. Ata duan që ajo madje të shtojë ca peshë nëse do të mundet, pasi është tmerrësisht e dobët", thotë një burim.


