Please enter at least 3 characters.

Barkin hakmerret me serialin e ri

2016/01/f.0130183311673_m.jpg

Burime hollivudiane kanë njoftuar të enjten se aktorja është caktuar për serialin e HBO ku do ta luajë rolin e një gruaje të divorcuar, e cila e gjen veten sërish të vetmuar, pasi ka përfunduar një martesë ‘të nivelit të lartë’.

Mirëpo, sipas “New York Post”, vetë seriali flet për jetën private të aktores dhe ndarjen e saj nga Perelman në vitin 2006.

E njëjta gazetë pohon se Barkin do ta shfrytëzojë këtë serial për t’iu hakmarrë ish-burrit të saj duke i zbuluar të gjitha detajet që çuan në shkurorëzimin e tyre.