Please enter at least 3 characters.

Barcelonës i lëndohet Dembele, lëshon fushën në pjesën e parë (Foto/Video)

2017/09/dembele1.jpg

Barcelonës i është lënduar transferimi i ri i afatit kalimtar veror, Ousmane Dembele.

Sulmuesi anësor francez ka pësuar një lëndim gjatë pjesës së parë në ndeshje kampionale ndaj Getafes.

Ky lëndim e ka detyruar Dembelen ta lirojë fushën e lojës në minutën e 25 të ndeshjes.

Megjithatë, lëndimi i talentit francez nuk duket të jetë i madh, por vetëm një lodhje e muskulit të lartë të këmbës së majtë.

Në vend të Dembeles në lojë u fut spanjolli këmbëshpejtë, Gerard Deulofeu. /Telegrafi/