Barcelona vendos përfundimisht për shitjen e Umtitit
Samuel Umtiti nuk është më një lojtar i rëndësishëm i Barcelonës.
Mbrojtësi francez nuk ka pasur këtë vit formë të mirë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Villareal ka qenë ndër fajtorët kryesor për pranimin e katër golave nga katalunasit.
Kjo ka bërë që Barcelona përfundimisht të vendos për shitjen e lojtarit gjatë afatit kalimtar të verës.
E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se kampionët në fuqi të Spanjës i kanë caktuar tanimë edhe çmimin e largimit lojtarit.
Umtiti mund të largohet nga Barcelona në verë nëse vije një ofertë mbi 65 milionë euro.
E ardhmja e mbrojtësit kampion bote duket se do të jetë në kampionatin anglez, ku Arsenal dhe dy ekipet nga Manchesteri e duan atë.
Kujtojmë që Umtiti iu bashkua Barcelonës në sezonin 2016/17 nga Lyon për 25 milionë euro. /Telegrafi/


