Please enter at least 3 characters.

Barcelona shkruan historinë në humbjen ndaj Vallecanos - por për të keq

2022/04/xavi-4.jpg

Barcelona ka pësuar humbje 1-0 në shtëpi përballë Raoy Vallencanos në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Skuadrën katalunase nuk e ndihmuan as mbi dhjetë minuta shtesë në Camp Nou, duke pësuar disfatë para tifozëve të tyre.

Por, kjo humbje është edhe më e dhembshur, duke ditur se ata kanë shtuar një rekord negativ në librat e tyre.

Barça për herë të parë në histori të klubit ka pësuar tri humbje radhazi në shtëpi brenda një sezoni.

Para Rayo Vallecanos, Barcelona në “Camp Nou” u mposht edhe nga Cadizi (0:1) dhe Eintracht Frankfurti (2:3).

Blugranasit humbën tri ndeshje radhazi në shtëpi në dy sezone (dy të fundit në edicionin 97-98 dhe të parin në 98-99). /Telegrafi/