Barcelona ofertë zyrtare për Pogban
04/04/2015
Mesfushori francez ishte i lidhur me një kalim në gjigantët evropian, si Real Madrid, PSG, Chelsea, Manchester City e Manchester United, por të gjitha këto skuadra kanë heshtur deri më tani.
Juventusi ka pranuar tani një ofertë zyrtare prej 70 milionë euro për yllin e saj nga gjiganti katalunas Barcelona.
Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja spanjolle ‘Sport.es’, blaugranët kanë dërguar ofertën e tyre zyrtare për ta marrë pastaj lojtarin gjatë vitit 2016 por ende nuk është cekur nëse në janar apo në verë.
Në rast se nuk do ta pranojë këtë ofertë ‘Zonja e Vjetër’, atëherë katalunasit janë të gatshëm ta rrisin atë edhe për 10 milionë euro tjera dhe ta bëjnë zyrtarizimin gjatë zgjedhjeve presidenciale në Korrik. /Telegrafi/


