Barcelona konfirmon lëndimin e Netos
22/01/2020
Barcelona ka konfirmuar se portieri Neto ka lënduar kyçin e këmbës në ndeshjen që e zhvilluan në Kupën e Mbretit.
Blaugranasit fituan me shumë vështirësi ndaj UD Ibizas 2-1, për të kaluar kështu në 1/8 e finales të kësaj gare.
Në një komunikatë, skuadra katalunase njoftoi se portieri i tyre ka lënduar kyçin e këmbës, ndërsa nesër (e enjte) do t’i bëjë testet mjekësore.
Stafi mjekësor i Barcelonë do të konfirmojë lëndimin e portierit, e që me gjasë do të mbetet për së paku dy javë jashtë fushës.
Neto është zëvendësues i Marc-Andre ter Stegen, e natyrisht se do të jetë lajm i keq për katalunasit nëse mungon për kohë të gjatë. /Telegrafi/


