Please enter at least 3 characters.

Barcelona ende nuk e ka marrë lejen për të kryer një transferim

2020/02/GettyImages-1206453008.jpg
274:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 15: Sergi Roberto of FC Barcelona celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the La Liga match between FC Barcelona and Getafe CF at Camp Nou on February 15, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona po kalon nëpër një moment shumë të keq sa i përket lëndimeve të lojtarëve.

Kampionët në fuqi të Spanjës kanë mbetur pa dy sulmuesit e formacionit bazë Luis Suarez dhe Ousmane Dembele që do të mbeten gjatë jashtë fushave.

Një nën në Federatën e Futbollit të Spanjës i lejon klubit që të kryej një transferim në rast të lëndimeve të gjata.

Por deri më tani klubi ende nuk ka marrë dritën e gjelbër nga FFS për të kryer transferim dhe këtë e ka konfirmuar drejtori Guillermo Amor.

Foto: FC Barcelona/Twitter

“Është folur shumë, por ne ende nuk kemi marrë dritën e gjelbër nga Federata për të nënshkruar me lojtar të rinj”, ka thënë Guillermo Amor.

“Nëse na vije vendimi nga Federata, atëherë klubi do ta bëjë atë që duhet bërë”.

Amor ka thënë se te Barcelona janë duke punuar në këtë drejtim për tu përforcuar në fazën ofensive nëse kanë leje për të bërë një transferim.

Guillermo Amor

“Së pari duhet të shohim nëse kemi autorizim për të kryer transferim. Të gjithë në klub jemi duke punuar në këtë drejtim dhe sapo të marrim leje do të veprojmë”, ka deklaruar Amor.

Mediat spanjolle kanë zbuluar disa nga emrat e lojtarëve që janë në listën e Barcelonës si Roger Marti, Angel Rodriguez, Luis Javier Suarez, Lucas Perez e Loren. /Telegrafi/