Please enter at least 3 characters.

Barca në pritje të ofertave për Umtitin

2019/07/SamuelUmtitti1-e1562103508612.jpg
215:"VIGO, SPAIN - MAY 04: Samuel Umtiti of Barcelona in action during the La Liga match between RC Celta de Vigo and FC Barcelona at Abanca-Balaídos on May 4, 2019 in Vigo, Spain. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Samuel Umtiti është gjithnjë e më pranë largimit nga Barcelona në këtë afat kalimtar - bën të ditur gazeta spanjolle, Sport.

Klubi katalunas do të fillojë t'i marrë parasysh ofertat që do të vijnë në vlerë prej 50 milionë eurosh për qendërmbrojtësin francez.

25-vjeçari nuk është pjesë e formacionit bazë të Blaugranëve për sezonit e ri, duke qenë se vendin e tij e ka zënë Clement Lenglet.

Për më shumë, ai pësoi një lëndim të gjurit në edicionin e kaluar dhe mbeti prapa në përzgjedhjet e trajnerit Ernesto Valverde.

Barca kërkon së paku 50 milionë euro për mbrojtësin, për të cilin kanë shprehur interesim Juventusi dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/