Please enter at least 3 characters.

Barça e gatshme të paguajë para shtesë për Griezmannin  

2018/05/Griezmann-Atl-Madrid.jpg
262:"MADRID, SPAIN - MAY 03: Antoine Griezmann of Atletico Madrid during the UEFA Europa League Semi Final second leg match between Atletico Madrid and Arsenal FC at Estadio Wanda Metropolitano on May 3, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona nuk dëshiron t'i ndahet Antoine Griezmannit dhe do transferimin e tij në Camp Nou gjatë verës.

Gjiganti katalunas largoi gjatë verës Neymarin pasi braziliani u transferua te Paris Saint-Germain për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, transferimi i Ousmane Dembles nuk arriti të ishte adekuati dhe zëvendësuesi ideal i Neymarit.

Drejtuesit e kampionit spanjoll kanë etiketuar sulmuesin francez të Atleticos, Griezmannin, si objektivin kryesor për afatin kalimtar veror.

Griezmann është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë (Getty Images)

Griezmann u tha se ka marrëveshje verbale me Barcelonën për transferimin e tij gjatë verës për shifrën prej 100 milionë eurove, sa është klauzola e tij.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona është e gatshme të paguajë edhe më shumë se klauzola e lirimit të Griezmann, me qëllim të transferimit të francezit.

Raporti i këtij mediumi sugjeron se Barça është e gatshme të paguajë plus 13 milionë funte apo 15 milionë euro më shumë se klauzola e lirimit prej 100 milionë eurove.

Kjo shtesë e Barcelonës thuhet se vjen për të ruajtur marrëdhëniet e mira të klubeve pas tensioneve të fundit në rritje mes të dy palëve. /Telegrafi/